Gjermani dhe Holandë, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

Shpërndaje

Në qytetin Këln të Gjermanisë u mbajt një tubim me qëllim solidaritetin me popullin e Palestinës, raporton Anadolu.

Në tubimin e zhvilluar me temën “Liri për Palestinën” para katedrales historike të Këlnit, demonstruesit protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe mbajtën pankarta dhe flamuj palestinezë.

Në fjalimet e mbajtura dhe sloganet që u brohoritën këtu, u përshkrua persekutimi i zbatuar nga qeveria izraelite ndaj popullit të Palestinës dhe u kritikuan vendet perëndimore që mbështesin Izraelin dhe qëndrojnë të heshtur ndaj këtij persekutimi.

Ersin Sedefoğlu, pjesëmarrës në tubim shprehu kritika kundër qeverisë izraelite. Duke thënë se populli i Palestinës po zhvillon luftë të drejtë dhe legjitime, Sedefoğlu tha: “Territoret e tyre janë të pushtuara prej vitesh. Ne jemi në anën e popullit palestinez të shtypur”.

Ndërsa protestuesi i ardhur nga Boni për të marrë pjesë në tubim dhe që tha se emri i tij është Sirus u shpreh: “Duam të ngremë zërin për njerëzit që përballen me pushtimin e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe kjo për mua është e rëndësishme në aspektin human. Aty po kryhet krim dhe njerëzit atje janë të shtypur dhe jetojnë çdo ditë nën pushtim”.

Në protestën ku policia mori masa të gjera sigurie, krahas palestinezëve morën pjesën edhe turq, gjermanë dhe qytetarë të vendeve të tjera.

Në Istanbul u mbajt protestë kundër sulmeve izraelite në Gaza

Platforma e Solidaritetit me Gazën organizoi një tubim në Istanbul në mbështetje të palestinezëve, raporton Anadolu.

Të tubuarit dënuan me forcë sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës dhe bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Grupi, përfshirë fëmijë, të cilët morën pjesë në protestën e mbajtur në parkun “Saraçhane”, mbanin flamuj turq dhe palestinezë.

Qytetarët thërrisnin slogane duke kërkuar ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza dhe vrasjen e fëmijëve palestinezë.

Tubimi përfundoi në sheshin “Beyazıt” ku grupi u shpërnda në mënyrë paqësore.

Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.365 palestinezë dhe duke plagosur 66.630.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Holandë, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

Një tubim në mbështetje të Palestinës është mbajtur në Amsterdam të Holandës, raporton Anadolu.

Disa qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror “Dam” për t’i dërguar mbështetje Palestinës dhe njerëzve në Rripin e Gazës.

Të tubuarit bërtisnin parulla kundër sulmeve izraelite në Gaza, mbanin pankarta dhe flamuj palestinezë. Ata thanë se sulmet izraelite ndaj Gazës duhet të ndalen urgjentisht.

Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.365 palestinezë dhe duke plagosur 66.630.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.