Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Gjykata refuzon kërkesën e fundit të viktimave për shkak të afatit kohor

Shpërndaje

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme Trupi Gjykues II refuzoi raportin e fundit me një kërkesë për statusin e viktimës pjesëmarrëse në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Në njoftim bëhet e ditur se Trupi Gjykues refuzoi të shqyrtojë themelësinë e kërkesave sepse afati për dorëzimin e kërkesave të tilla në këtë çështje kaloi më 15 shkurt dhe se nuk ishin treguar arsye të vlefshme për t’i njohur ato si të vlefshme.