Autostrada Kërçovë-Ohër: 9 milionë euro për 1km

Shpërndaje

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ku drejtor është Ejup Rustemi nga BDI, sot është arsyetuar përse kanë paguar 9 milionë euro për vetëm 1 kilometër për autostradën Kërçovë-Ohër, shkruan Alsat.

Këtë e ka përcaktuar Enti shtetëror i revizionit.

Alsat kërkoi koment nga Ndërmarrja Publike nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për shumën e lartë dhe a e kanë ditur se për 1 kilometër janë shpenzuar 9 milionë euro nga buxheti i qytetarëve?

Prej aty na u përgjigjën se – sa kanë pasur- aq kanë shpenzuar, madje nuk i kanë shpenzuar të gjitha.

“Sipas Marrëveshjes së lidhur për realizimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe 5 anekseve të nënshkruara të Marrëveshjes për realizim, janë siguruar mjete në vlerë prej 598.074.670 euro. Të realizuara në dhjetor 2023 janë 470,908,085 euro ose 78,73%. Për momentin nuk ka nevojë për mjete shtesë për realizimin e projektit”, thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Alsat ka dërguar sërish të njëjtat pyetje, por Ndërmarrja publike nuk na është përgjigjur. Rustemi dhe ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, premtuan se autostrada do të jetë gati deri më 31 dhjetor 2023. Por kjo nuk ndodhi, kështu që afati u shkel përsëri.

Si arsye kryesore të vonesës, revizioni përmend mangësitë në projekt, shpronësimin e vonuar, nevojën për dislokim të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore.

Nuk ka pasur personel të mjaftueshëm, as makineri e pajisje. Autostrada, e gjatë vetëm 56 kilometra, është në ndërtim e sipër që nga viti 2014./Alsat.mk