Hovenier te Osmani, flasin për dinarin e për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier.

Në takim, siç njofton Presidenca, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend “me fokus të veçantë në propozimet të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së” në lidhje me përdorimin e dinarit.

“Duke diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, Presidentja Osmani ripotencoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të ShBA-së për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”.

“Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, u tha në këtë njoftim.