Kandidatët për presidentë vazhdojnë grumbullimin e firmave

Shpërndaje

Kandidatët për presidentë kanë vazhduar me grumbullimin e firmave nga qytetarëve për të zyrtarizuar pjesëmarrjen e tyre në garën presidenciale të 24 prillit.

Deri më tani sipas KSHZ-së, shumica e anëtarëve që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë as gjysmën e nënshkrimeve, ndërsa afati për dorëzimin e tyre në KSHZ skadon më 8 mars.

Nga 10 kandidatë sa janë paralajmëruar për momentin, vetëm dy prej tyre kanë zyrtarizuar kandidaturat me ndihëm e deputetëve në Kuvend, ndërsa të tjerët përmes nënshkrimeve nga qytetarët.

Garës presidenciale mund t’i shtohen edhe 2 kandidat duke e çuar në 12 gjithsej numrin e pjesëmarrësve në procesin e 24 prillit, ndërsa më raundin e dytë që duhet të zhvillohet më 8 maj kalojnë vetëm dy kandidatë.