LEN-i bëhet VLEN! Nesër firmoset koalicioni i zgjeruar opozitar!

Shpërndaje

Nesër 17 shkurt (e shtunë) në ora 12:00, firmoset bashkëpunimi mes liderëve të opozitës shqiptare, Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, Izet Mexhitit të LD-së, Arben Taravarit të ASH-së, Afrim Gashit të AAA-së dhe përfaqësuesit të VV-së, Bekim Qokut, shkruan Gazeta Lajm.

“Nenshkrimi i koalicionit VLEN (Nga LEN behet VLEN) V-ja simbolizon punen e Vetëvendosjes”, thonë nga opozita e bashkuar.

Liderët e opozitës do të nenshkruajnë deklaratë për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Ata bëjnë thirrje që këtij koalicioni t’i bashkangjiten edhe aktivistët e shoqërisë civile që dëshirojnë ndryshimin në kampim politik shqiptar në RMV.