Mblidhen kryetarët e opozitës shqiptare, për të finalizuar bashkëpunimin LEN-ASH

Shpërndaje

Sot do të nënshkruhet bashkëpunimi i partive opozitare shqiptare LEN dhe ASH-së.
Nën ritmin e muzikës patriotike, janë mbledhur të gjithë kryetarët e partive opozitare shqiptare.

Taravari: Kundërshtari jonë është sistemi i kalbur
Në këto momente filloi mbledhja e organizuar nga LEN dhe ASh-ja për nënshkrimin e bashkëpunimit opozitar. Tani më nga LEN me bashkimin e ASh-së, blloku opozitar shqiptar do të quhet VLEN.
Arben Taravari si kandidatë për president i opozitës shqiptare tha se nuk duhet përmendur emra partish por duhet quajtur Lëvizja, sepse ky bashkëpunim do të bëj ndryshimin historik në bllokun shqiptar.
“Kundërshtari jonë është sistemi i kalbur, kurse ne jemi opozita e bashkuar dhe nuk duhet përmendim emra partish e inidvidësh, por që Lëvizja po vjen dhe do ta sjell ndryshimin me 8 maj”, tha Taravari.
Ai shtoi se beson fuqishëm që ai do të kalojë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

Kasami: Me VLEN po vjen edhe presidenti i parë shqiptar
Bilall Kasami tha se ndodhemi në një moment të rëndësisshëm historik. Moment ky që do të bëhet ndryshimi i shumë pritur. Këtë ditë më madhështore e bëri Taravari duke iu bashkuar Lidhjes i cili e ka vetëm një qëllim NDRYSHIMIN.
Prandaj bashkimi i ASh-së me LEN ia VLEN dhe se të gjithë po vulosim një të ardhme plotë shpresë, e ardhme me rrugë të vetme Bashkimin Europian.
“Lidhja që po ndodh sot është LIDHJA më e madhe e shqiptarëve në Ballkan. Kjo lidhje bën bashk shqiptarët e Maqedonisë me ata të Kosovës, shqiptarët që si pjesë e natës kontribojnë në paqeruajtjen në Ballkan”, theksoi Kasami.

Gashi: Blloku opozitar shqiptarë ka tmerruar edhe Vuçiqin
Afrim Gashi në fjalën përshëndetëse sot tha se kjo ditë është e madhe dhe se kea filluar një uragan fitoresh me 8 maj.
Ai më tej shtoi se koalicioni tani më është i plotë me bashkimin e ASh-së dhe se bashkimi i bllokut opozitarë e ka tmerruar edhe Vuçiqin.

Mexhiti: Ndryshimi që po vjen është ndryshimi që VLEN
Në fund fjalën e mori edhe Izet Mexhiti i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite, pra rëndësinë e këtij bashkimi dhe bashkëpunimi të opozitës shqiptare.
“Nëse këtij bashkimi nuk i bashkohet rinia shqiptare që me 24 prill të dëshmojmë se ky shtet ka dy shumica dhe dhjetra pakica dhe se ne kemi kapacitet që të kandidojmë për president me zotëri Taravari”, tha Mexhiti.
Ai kërkoi që të mbështet edhe nga subjektet tjera shqiptare.
Ndërsa me 8 maj popoulli duhet të vulosë ndryshimin.