Ndërrimi i patentave të shoferëve dhe librezave do të jetë falas

Shpërndaje

Patentë shoferët, lejet e qarkullimit për qytetarët e vendit dhe fletëudhëtimet për qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendlindje do të jenë falas,njoftoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, pas mbarimit të seancës së qeverisë. Ai thotë se në këtë mënyrë u ndihmohet qytetarëve që deri në fund të vitit të pajisen me dokumente të cilat u nevojiten.

FATMIR BYTYÇI: ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Lejet e vozitjes dhe lejet e qarkulimit për të gjithë qytetarët e RMV-së që duhet të ndërrohen para kohe do të jenë pa kompensim. Konkluzioni i dytë ka të bëjë me ministrinë e jashtme, dhënia e fletudhëtimeve për qytetarët që jetojnë jashtë RMV-së dhe kanë nevojë të kthehen në vendlije, do të jetë falas. Dhe në vendet e jashtme ku nuk ka përfaqësi konzullore, marrja e fletëudhëtimeve të bëhet online ose të dërgohet me postë në mënyrë që qytetarët tanë të cilët jetojnë jashtë territorit të mos kenë shpenzime shtesë të udhëtimeve”.

I pyetur për qytetarët që kanë paguar për nxjerrjen e dokumenteve pas ndryshimit të emrit dhe kanë marrë dokumente me emrin e vjetër, Bytyqi tha se në periudhën në vijim do të kërkohet zgjidhje për kompensimin e atyre qytetarëve që kanë paguar për dokumentet e reja dhe ndërkohë kanë paguar sërish për ti marrë para kohe dokumentet me emrin e ri kushtetues.

Patentët e shoferëve do të vlejnë deri në fund të vitit 2024

Kuvendi sot pasdite me 91 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në kuadër të seancës së 144-të, miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, sipas të cilit patentë shoferët me “Republikën e Maqedonisë. “ do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit.

Sipas ndryshimeve, afati për marrjen e patentë shoferëve të rinj me shënimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, në vend të mesnatës së sotme, zgjatet deri më 31 dhjetor 2024.

Amendamentet ligjore janë propozuar nga deputetët Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov.