Ndodh edhe kjo: E raportoi si të vjedhur, prizrenasi kishte harruar ku e kishte parkuar veturën

Shpërndaje

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar e kishte raportuar veturën e tij si të vjedhur, por më pas u kuptua se në fakt ai e kishte harruar vendin se ku e kishe parkuar.

Një qytetar në Prizren me 24 shkurt kishte raportuar në polici se ia kishin vjedhur veturën e parkuar në rrugën “Sylejman Rrotalla”, por i njëjti, dy ditë më vonë, pasi policia e kishte gjetur veturën e tij, rrëfeu se e kishte harruar vendin ku e kishte parkuar veturën.

Komunikata nga Policia e Kosovës:
Gjendet automjeti i raportuar i si vjedhur
Prizren, 26 shkurt 2024
Stacioni Policor Prizren me datën 24.02.2024 ka pranuar ankesë nga ankuesi F.A. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) se me datën 23.02.2024 nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti të cilin e kishte në shfrytëzim dhe e kishte të parkuar në rrugën ‘’Ali Dida’’ në qytetin e Prizrenit.
Njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kanë iniciuar rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe kanë filluar hetimet.
Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën ‘’Sylejman Rrotalla’’ në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë.
Automjeti pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren fton të gjithë qytetarët që të janë të vëmendshëm gjatë parkimeve të automjeteve të tyre për mënyrën dhe lokacionin e parkimit, pasi që raste të tilla vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës.