Presidenti Biden uron Presidenten Osmani për 16 vjetorin e pavarësisë, ka një mesazh edhe rreth dialogut me Serbinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr.
Me këtë rast, Presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues. Po ashtu, Presidenti Biden në letrën e urimit bën thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dërgoj urimet më të përzemërta për ju dhe për popullin e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë, 17 shkurtit. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm, të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi me Serbinë. Një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke. Krahas kombeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha detyrimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi”, thuhet në letrën e Biden.
Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti Biden: