Rrritet çmimi i benzinës

Shpërndaje

KRRE solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 15.2.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,406 %, te nafta për 3,411 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,757 % dhe te mazuti për 2,692% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,118%

Nga data 17.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 79,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 40,732 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, i EURODIZELIT (D-E V), i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshon.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.2.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.