Skena sikur në filma në Zagreb: Mbi dhjetë vetura policie ndjekin një automjet (Video)

Shpërndaje

Dhjetë ose më shumë automjete policie kanë ndjekur sonte një veturë të kuqe në rrugët e kryeqytetit kroat, Zagrebit.

Një numër i madh i veturave të policisë i janë vërsulur në rrugën “Jarunska” një automjeti që po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Vetura e kuqe në fund përplaset pranë rrokaqiellit “Sky Office” ndërsa është dëmtuar edhe një automobil i policisë.

Në pamjet e publikuara nga index.hr shihet kur vetura e kuqe arrin në rrugën “Roberta Frangesa Mihanovica” dhe më pas humb kontrollin dhe përfundon në zonën e gjelbëruar.

Menjëherë pas tij vijnë disa vetura policie, nga të cilat zbresin policët dhe e arrestojnë shoferin.

Ndryshe, autoritetet kroate kanë nisur hetimet rreth rastit dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para. /Telegrafi/