Të sëmurët me dokumentacion të rregullt do të marrin pasaportë jashtë procedure

Shpërndaje

Pacientët të cilët nuk i kanë dokumentet e duhura të udhëtimit për të shkuar për mjekim, do t’i marrin me dokumentacion përkatës të bashkangjitur dhe pa pritje, paralajmëroi ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në Veles, pas reagimeve të pacientëve të cilëve u nevojitet intervenim shëнdetësor jashtë shtetit, ndërsa nuk kanë pasaporta të reja me emrin Maqedonia e Veriut, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

“Për këta persona çdoherë ka pasaporta. Ata mund të hyjnë në kontakt me cilindo qoftë të punësuar nga Ministria, kudo qoftë në vend, këta persona me dokumentacion mjekësor do të marrin dokumente personale në afati më së shkurtër dhe jashtë çfarëdo lloj procedure”, tha Toshkovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai shtoi se edhe elaborimi i tij për patentat e shoferëve dhe librezat e trafikut.

“Në seancë të Qeverisë u vendos që patentat e vlefshme të shoferëve dhe librezat e trafikut që ndërrimi me emrin e ri të jetë falas. Unë thash se ky nuk është vendim i drejtë. Sepse një numër i madh i qytetarëve i kanë ndërruar këto dokumente, ndërsa i kshi me afat të paskaduar dhe i vendosim në pozitë jo të barabartë. Në seancë u tha se në mënyrë plotësuese kjo do të shqyrtohet. Do të ishte mirë që të përfshiheshin të gjithë qytetarët, të gjithë t’i merrnin falas, e jo vetëm ata që tani i ndërrojnë patentat e vlefshme të shoferit. Por, opinioni duhet ta dijë se taksa administrative ka mbetur, nuk paguhet vetëm formulari”, tha Toshkovski.

Qëllimi primar i vizitës së tij në Veles ishte zgjidhja e problemit me kaosin para sektorit për punë të qytetarëve, ku aplikojnë dhe jepen dokumentet personale.