Tiranë – Samiti Ukrainë – Europa Juglindore (Video)

Shpërndaje

Në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve, kryeministri Rama ka nisur pritjen e delegacioneve që do të marrin pjesë në Samitin për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë.

I pari që ka zbritur në tapetin e kuq është Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili pas shkëmbimit të duarve pati dhe një bisedë me shefin e qeverisë.

Më pas të dy liderët pritën së bashku të gjithë liderët pjesëmarrës nga Evropa Juglindore.

Në Samit marrin pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.

Samiti ka si qëllim solidaritetin e mëtejshëm të vendeve të Evropës Lindore, në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

Vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë se si mund të punojnë së bashku dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë duke mbështetur Ukrainën.

Samiti do të mbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

Kujtojmë se më herët mëngjesin e kësaj të mërkure u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Gjatë taimeve bilaterale, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti”, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Tiranë – Samiti Ukrainë – Europa Juglindore, një tryezë e përbashkët e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja

Tiranë – Mbërritja e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, për të dëshmuar edhe njëherë vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj

Kryeministri – Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit që përforcon e promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, si edhe dorëzimi i medaljes së titullit të lartë të akorduar nga Volodymyr Zelenskyy

Kryeministri – Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderit të rezistencës heroike të një demokracie të re kundër një agresioni neo-imperialist