WhatsApp-i bën ndryshimin e madh

Shpërndaje

Kompania WhatsApp ka vendosur të ulë kufirin e moshës nga 16 në 13 vjeç për përdoruesit e aplikacionit në Evropë dhe Britani të Madhe.

Këtë ndryshim, WhatsAppi e kishte bërë edhe në SHBA dhe Australi më herët.

WhatsAppi po bën një sërë ndryshimesh të tjera në kushtet e përdorimit pasi Akti i Shërbimeve Digjitale dhe Akti i Tregjeve Digjitale u prezantuan në Bashkimin Evropian. Ndryshime të tjera përfshijnë më shumë informacion rreth moderimit të përmbajtjes në kanale dhe çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në aplikacion.

Platforma ka gjithashtu një sërë veçorish të tjera të privatësisë, duke përfshirë ato që lidhen me sigurinë e fëmijëve, si cilësimi i paracaktuar i “privatësisë” dhe aftësia për të bllokuar kontaktet.

“Këto ndryshime për Evropën nuk ndryshojnë angazhimin tonë për privatësinë e përdoruesve dhe nuk zgjerojnë ndarjen e të dhënave kur korrespondojnë me përdoruesit e tjerë. Ne mbrojmë të gjitha mesazhet tuaja private me enkriptim, që do të thotë se askush, madje as WhatsAppi, nuk mund t’i lexojë dhe dëgjojë ato”, thuhet në një komunikatë të kompanisë.

Një nga ndryshimet kryesore që do të sjellë aplikacioni është mundësia për të dërguar mesazhe në platforma të tjera përmes WhatsAppit. Por nuk dihet se me cilat platforma do të lidhet.