Maqedoni

23 vjetori i fillimit të luftës në malësi të Tetovës/ Ahmeti: Nderuam ata që dhanë jetën për jetësimin e idealeve

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Sellcë të Tetovës me bashkëpunëtor ka përkujtuar të rënët e betejave para 23 viteve.

Bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe banorë të Malësisë së Tetovës shënuam 23 vjetorin e fillimit të veprimit ushtarak të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.

Kujtuam dhe nderuam në vendprehjet e tyre të gjithë ata pjesëtarë të kësaj brigade që dhanë jetën për jetësimin e idealeve kombëtare të lirisë e barazisë.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/jXRE6RroUAqbT64J/?mibextid=Nif5oz