Arben Taravari uron festën e 7 Marsit

Shpërndaje

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ishte i pranishëm në drekën solemne të mësimdhënësve pensionistë të arsimit shqip.

Kryetari Arben Taravari falënderoi veteranët e arsimit shqip për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsimimin e gjeneratave të tëra duke nënvizuar se puna e tyre puna është puna më fisnike dhe vlerë për gjithë shoqërinë.

Më poshtë e keni edhe urimin e kryetarit Arben Taravari për ditën e Ditës së Mësuesit

“Për të festuar 7 Marsin, Ditën e mësuesit shqiptar, u mblodhëm në drekë të përbashkët me veteranët e arsimit, me të cilët në këtë ditë rikujtojmë përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë. Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë. Gëzuar 7 Marsi, për të gjithë mësimdhënësit shqiptar!”.