Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Sasho Mijallkovit rreth lirimit me kusht
Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, dhe lëndën e ktheu në Gjykatën Penale, në mënyrë që sërish të vendosë për kërkesën e Mijallkovit për lirim me kusht, raporton MIA.
“Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesës së të dënuarit S.M., nga S., e parashtruar përmes Shtëpisë ndëshkuese-korrigjuese të tipit të hapur – Strugë, ka marrë vendim me të cilin pranohet ankesa, ndërsa lënda anulohet dhe kthehet në rigjykim dhe vendim para gjykatës së shkallës së parë”, kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup.
Pranimi i ankesës së të dënuarit Sasho Mijalkov vjen pasi propozimi paraprak i drejtorit të Shtëpisë ndëshkuese-korrigjuese Strugë për lirim me kusht të të dënuarit ishte refuzuar si i pabazuar.
“Sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit – Shkup, ankesa e drejtorit të Shtëpisë ndëshkuese-korigjuese të tipit të hapur – Strugë është refuzuar si e papranueshme”, shtuan nga Apeli.
Mijalkov po vuan dënimin në burgun e Strugës, pasi e pranoi fajësinë dhe u dënua me tre vjet burg për rastin “Perandoria”.
Ndryshe, ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijalkov më 22 shkurt u shpall i pafajshëm për rastin “Thesari” (Arka). Siç tha gjyqtari që e udhëhoqi rastin, prokurori publik nuk ka dëshmuar se të pandehurit kanë kryer.