Shqipëria merr titullin si “Vendi i Nderit 2025”, Rama: Theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare

Shpërndaje

Shqipëria ka marrë titullin si “Vendi i Nderit 2025”, në Panairin e Turizmit në Berlin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”, është theksuar rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare.

Kryeministri shqiptar tha se ky është një promovim i mirë për vendin që edhe këtë vit sipas tij, pritet të ketë një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve

“Shqipëria ka pushtuar kopertinat e mediave botërore, me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”, ku theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare, një promovim shumë i mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve”, ka shkruar Rama.