Parandalohet kontrabanda me telefona “Iphone” dhe “Samsung” në vlerë prej 7 milion euro

Shpërndaje

Policia e Shkupit dje në mbrëmje kanë parandaluar kontrabandimin e rreth dy tonë celularë të paketuar në paleta shkruan ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi nga DOGANA E MAQEDONISË:

➡ Me datë 11.03.2024, në orët e pasdites, në rrugën Petrovec – Shkup, nga ana e SPB Shkup është bërë kontrolli i mjetit motorik të pasagjerëve, i cili po transportonte mallra të ndryshme, të doganuara gjatë hyrjes në njësinë doganore Aeroport Shkup, për shkak të dyshimit se në automjet transportohej lëndë narkotike.

➡ Kontrolli është kryer me asistencë të inspektorëve të Departamentit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë së doganave dhe qenit doganor. Më pas nuk janë gjetur lëndë narkotike, por janë konstatuar parregullsi në lidhje me mallin e deklaruar pas deklaracionit të importit dhe gjendjen reale të mallit në automjet.

➡ Me qëllim për të kryer kontroll të detajuar mjeti është bllokuar dhe përkohësisht i mbajtur bashkë me mallin me peshë totale prej 1.2 ton. Për kontroll është kërkuar asistencë edhe nga policia për krim, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria publike parësore kompetente.

Pasi të kryhet kontrolli i detajuar dhe do të konstatohet gjendja aktuale, do të ngrihen procedurat përkatëse.