Shfuqizohet masa e paraburgimit, shoferi i Ljupço Palevskit do të mbrohet në liri

Shpërndaje

Shoferi i Lupço Pallevski-Pallços i cili dyshohet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, Stefan Dimkovski është liruar nga masa e paraburgimit dhe do t’i caktohen masa më të lehta sigurie. Organi i akuzës ka vlerësuar se paraburgimi mbi veprën me të cilën ngarkohet Dimkovski nuk mund të zgjasë më tepër se tre muaj dhe për këtë arsye duhet zbutur masa.

Ai dyshohet për ndihmë ndaj Pallços në cilësinë e shoferit që i ndihmoi atij të arratisej në Turqi edhe pse pretendon se për një gjë të tillë nuk ka qenë në dijeni. Palevski vazhdon të mbetet në paraburgim ekstradues në Turqi, ndërsa nuk dihet kur autoritetet turke do të aprovojnë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për kthimin e tij para organeve të rendit në Shkup. Ai akuzohet se për motive financiare privoi nga liria 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe 77 vjeçarin Pançe Zhezhovski.