I rriten çmimet – inspektorati i mbyll dy markete

Shpërndaje

Inspektorati i Tregut ka sjellë dy vendime për mbylljen e marketeve, njofton drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në profilin e tij në Facebook dhe njofton se do të ketë kontrolle të shtuara te shitësit me pakicë dhe shumicë.

“Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski.

Në njoftimin e tij, drejtori i IPD-së thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët.