Kryeministri Kurti reagon pas djegies së lokalit të nënkryetares së Zveçanit
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas djegies së lokalit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.
Përmes një postimin në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se “elemente kriminale në Zveçan, më 8 Mars, zgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin ndaj pronës private”.
Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës, ka shkruar Kurti, është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.
“Ky duket të jetë ‘urimi’ i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga strukturat kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”- ka thënë Kurti.
Ndërsa shtoi se pret që për rastin të reagojnë edhe ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Zyrës së BE-së.
Më 08.03.2024, rreth orës 00:45, dyshohet se persona të panjohur qëllimisht i kanë vënë zjarrin dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.