Kurti flet për vendimin e Manastirit të Deçanit, ankohet në Kushtetuesen dhe e fton të garojë në zgjedhjet e ardhshme!

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në rastin e Manastirit të Deçanit, qe situatë komplekse, dhe për të dhënia e 24 hektarëve, nuk ishte aspak vendim i lehtë.

Megjithatë ai në një intervistë për RTK, pati kritika edhe në Gjykatën Kushtetuese së cilës dhe i bëri ftesë që të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, transmeton klankosova.tv.

”Mua nuk më pëlqejnë shum vendime që janë marrë para se jam bërë unë kryeministër, por lëre më edhe kur jam kryeministër”.

”Gjykata Kushtetuese praktikisht, është duke e zëvendësuar Komisionin Parlamentar për Legjislacion. Unë nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do duhej ta trajtonte secilin ligj që tejkalon Komisionin Parlamentar për Legjilacion. Në këtë kuptim unë i ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”.

”Nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese ta ritrajtojë rastet e Komisionit Parlamentar për Legjilacion”.

”Situata është komplekse, nuk ka qenë aspak vendim i lehtë për neve. Kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na i kanë hequr dy, na e kanë lënë vetëm njërin, kostoja e bllokimit të këtij kushti, është me e madhe sesa zbatimi i vendimit”.