Lëkundje tërmeti në Shqipëri, nuk raportohet për dëme

Shpërndaje

Një tërmet me magnitudë 2.8 Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 20:39 në vendin tonë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte në Leskovik, ndërsa thellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra.

Lëkundjet ishin të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.

https://emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1638060