Mikpritje madhështore për Ziadin Selën në Shkup, në kryeqendrën e Dardanisë

Shpërndaje

Anëtarë, simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët dhe qytetarë të shumtë nga Shkupi kanë mirpritur Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe funksionarë të tjerë të partisë.

Gjatë fjalimit para të pranishmëve kryetari Sela tha se Aleanca për Shqiptarët ka qenë gjithmonë e goditur për shkak të rrugëtimit kombëtar, ndërsa ngjarjet e fundit janë pjesë e skenareve të kahmotshme për të rrënuar ASH-në. Megjithatë, Ziadin Sela tha kjo është forca e vetme politike që i ka rrezistuar çdo stuhie dhe nga çdo sfidë ka dalë gjithnjë e më fuqishme.

Ziadin Sela pritet në bastionin e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçisht

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pritur sot në Negotinë të Vrapçishtit, një nga bastionet e Aleancës për Shqiptarët.

Në këtë takim u theksua se Komuna e Vrapçishtit dhe kryetari i saj, Isen Shabani, është shembulli më i mirë se si vepron Aleanca për Shqiptarët dhe kuadrot që qeverisin nga partia jonë.

Simpatizantët dhe anëtarët e partisë nga kjo komunë, konfirmuan sot se mbeten të reshtuar pas Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët.