MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur sot sërish shtrenjtimin e çmimeve të derivateve të naftës, vendim që hyn në fuqi ngq mesnata.

Sipas vendimit, benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të njejtë.

Nga data 23 mars 2024, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzina EUROSUPER BS – 95 85.00 (denar/litër)

Benzina EUROSUPER BS – 98 85,50 (dena/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) 76.00 (denarë/litër)

Naftë Dizel D-2 (EL-1) 75.00 (denarë/litër)

Karburanti M-1 43,797 (denarë/kilogram)

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 den/litër.

Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme janë rritur mesatarisht: për benzinën me 3,5%, për naftën me 1,5 %, për vajin ekstra të lehtë rritja është për 1,9% dhe për naftën rritja është për 2.3%.