Osmani kërkon mbështetje për të prekurit me Sindrom Down

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar mbështetje për të prekurit me Sindrom Down, në Ditës Botërore të Sindromës Down.

Osmani tha se secili person meriton vlerësim, respekt dhe mundësi të barabartë.

“Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin tonë për gjithpërfshirje dhe mbështetje për personat me Sindromën Down. Secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.