Ahmeti nuk lejon Zaevin të dorëhiqet, kërkon që të qëndroj deri në mars të 2022

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk e lejon Zoran Zaevin të dorëhiqet nga posti i kryeministrit, së paku jo deri në mars të vitit të ardhshëm, theksoi sot një zyrtar i lartë i BDI-së për gazetën “Sloboden Peçat”.

Zaev që po largohet nga pozita udhëheqëse e LSDM-së, pavarësisht rezultatit të negociatave me Alternativën për hyrjen në Qeveri dhe samitit evropian në Bruksel, është i vendosur që të aktivizojë dorëheqjen e kryeministrit në dhjetor.

“Zaev duhet të jetë kryeministër sepse ka gjëra të mëdha për të zgjidhur. Pa vendosur Zaev dhe Ahmetin së bashku dhe pa vënë gjërat e rëndësishme në binarë, Zaev nuk do ta lërë përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve. Shpresat janë që më 14 dhjetor të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në dhe deri në mars të vitit të ardhshëm të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në të cilën Maqedonia dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do të flasim, do të bëjmë analiza, por ende mendoj se Zaev do të jetë kryeministër deri në mars”, tha zyrtari i lartë i BDI-së.