Ahmeti përkujton Rugovën: E kujtoj me respekt dhe vlerësim të madh

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një postim në facebook ka përkujtuar ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, “E kujtoj me respekt dhe vlerësim të madh”.

Postimi i plotë:

16 vite më parë u nda nga ne Ibrahim Rugova, patriot, intelektual dhe kontribues i madh i çështjes kombëtare, presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe personalitet që punoi drejt rrugës së pavarësisë, demokracisë, paqes dhe lirisë.

Rugova udhëhoqi me shtetin e Kosovës drejt miqësisë me shtetet tjera të mëdha, rrugë kjo e cila sot e kësaj dite vazhdon t’i ruajë vlerat autoktone.

E kujtoj me respekt dhe vlerësim të madh sepse na doli në ndihmë gjithnjë kur kishim nevojë.
Politikat e udhëhequra nga Rugova i kanë dhënë shumë jo vetëm popullit shqiptar por edhe rajonit e më gjerë.