Bekim Jashari: Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë

Shpërndaje

Anëtari i Familjes Jashari, gjeneralmajor Bashkim Jashari është emëruar sot Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E pas këtij emërimi ka reaguar ish-kryetari i Skenderajt, familjari i tij Bekim Jashari, i cili tha se sot në paqe Bashkim Jashari do të kontribuojë në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu ai tha se sikur të ishte gjallë komandanti Adem Jashari të shihte nipin e tij duke udhëhequr ushtrinë për të cilën luftoi.

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari!”, thuhet tutje në postimin e Bekim Jasharit.

Ndryshe gjenerajmajor Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jasharit.

Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Kosovës, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij.