Osmani në Turqi, publikon fotografitë nga momenti i shtrëngimit të duarve me Erdoganin

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Turqi me ftesë të presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan. Ajo do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalyas.

Në llogarinë e saj në “X”, Osmani ka publikuar edhe momentin e shtrëngimit të duarve me presidentin turk dhe ka shkruar se pret takime produktive dhe diskutime për nevojën e avancimit të diplomacisë.