Pamje nga vendi ku u vra sonte boksieri shqiptar

Shpërndaje

Boksieri kosovar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç raporton Bild nga deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.

Ndaj mitrovicasit thuhet se kishte pasur sulm edhe në vitin 2013. Dorasi është në arrati.

Vëllai i tij Berati, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se vrasja e vëllait të tij ndodhi në një pritë.

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 meçe, ku ka arritur që të shënojë fitore në 26 prej tyre ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.