Para deputetëve propozimi për plotësimin e Ligjit me të cilin rregullohet koeficienti pagën në institucionet e arsimit të lartë

Shpërndaje

Në seancën e sotme kuvendore, deputetët do të diskutojnë për propozim plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me të cilin do të harmonizohet paga e punëtorëve në institucionet publike të arsimit të lartë, e cila paguhet nga mjete nga llogaria e buxhetit, për të njëjtin kompleksitet, vëllim të punës dhe të njëjtin arsimim në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë.

Me këtë vendim parashikohet rregullimi i koeficientit për pagesën e pagave për punëtorët në institucionet publike të arsimit të lartë.

Me nenin 1 plotësohet teksti i ligjit me dy nene të reja që rregullojnë ligjërisht pagën e të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit dhe koeficientin për pagesën e pagës së të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit.

Me këtë ndërhyrje ligjore duhet të arrihet qartë dhe pa mëdyshje një vlerë e barazuar e koeficientit për pagesën e pagës së të punësuarve në institucionet publike të arsimit të lartë nga llogaria e buxhetit. Këto ndryshime ligjore më parë i paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski.

“Me qëllim të tejkalimit të pozitës së pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohri” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostul Pali, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm morëm vendim për të propozuar ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti për pagesën e pagave për të punësuarit në institucionet publike të arsimit të lartë, me çka do të sigurohet rritje adekuate e pagave për të gjithë, ka shkruar Mitreski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nga ana tjetër, kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, ka theksuar se nuk ka pasur kohë që të nënshkruhen marrëveshjet me universitetet e theksuara dhe të marrin paga më të larta, sepse janë shpallur zgjedhjet.

Të punësuarit nga pesë universitetet publike në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostul Pali” në Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup të hënën dolën në protesta paqësore për shkak se nuk u nënshkruan marrëveshjet kolektive, gjë që i la me 22 për qind më pak pagë se kolegët e tyre në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” ( UKIM) në Shkup, ku një marrëveshje e tillë tashmë është zbatuar.