Pas protestës vjen një lajm i mirë për të punësuarit në pesë Universitetet Publike

Shpërndaje

Kuvendi do të procedojë ligj për harmonizimin e rritjes së pagave të të punësuarve në pesë institucionet publike të arsimit të lartë, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Universitetin e Tetovës, “Shën Apostoll Pavlle”, dhe Universitetin “Nënë Tereza”, shkruan Alsat.

Njoftimin e bëri kreu i Kuvendit Jovan Mitrevski pas koordinimit të zakonshëm në Kuvend.

Ky vendim erdhi pas rritjes së pagave të të punësuarve në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, pas të cilit reaguan të punësuarit e universiteteve të tjera duke e konsideruar vendimin diskriminues.

Ndryshimet që do të bëhen me ligj, do të parashikojnë të gjitha dispozitat që përfshin marrëveshja kolektive e UKIM me Kuvendin.

“Ne sot në mëngjes kemi dorëzuar propozim-ligj për ndryshim të ligjit për arsim të lartë me çka do të kemi unifikim të pagave në nivel nacional të të gjitha universiteteve publike. Ajo që duhet të sqarojmë është se në bazë të nenit 8a të Kodit zgjedhor, kryetari i Kuvendit edhe pse dëshiron nuk do të mund të lidhë marrëveshje kolektive në këtë fazë për arsye se janë shpallur zgjedhjet”, tha Arbër Ademi, BDI.