Opozita shqiptare bashkë me Taravarin te Kurti

Shpërndaje

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami shkuan në Prishtinë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në takim shkoi edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Kur të gjithë po presin që Aleanca për shqiptarët të vendosë se me kë do të shkojë në zgjedhje, ky takim në Prishtinë mund të cilësohet si përpjekje e Kurtit për ta bindur Taravarin që t’i bashkohet opozitës shqiptare.

“Nuk e di, kisha ftesë dhe normalisht që i përgjigjem ftesës së kryeministrit”- tha Arben Taravari – kryetar i ASH-së.

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti tha se janë në takime intensive dhe me Taravarin, ndërsa me Kurtin tha se do të bisedojnë për bashkëpunime.

“Është krijuar dilema. De jure nuk do të merr pjesë Vetëvendosja, sepse nuk është e regjistruar në RMV, mirëpo de fakto në listat e përbashkëta, është evidente që subjektet shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Vetëvendosja do të kenë lista të përbashkëta, jemi në takime intensive edhe me z.Taravarin”- pohoi Izet Mexhiti – Kryetar i LD-së.

Tani për tani Qëndrimi i Aleancës për shqiptarët është se do të shkojnë vet në zgjedhje, por vendimi përfundimtar duhet të merret në mblekdhjen e Kuvednit të partisë. Kryetari i kuvendit të ASH-së Ziadin Sela ende nuk po e thërret mbledhjen, derisa kryetari Taravari po zhvillon takime, se me liderin e BDI-së Ali Ahmeti poashtu edhe me opozitën shqiptare bashkë me Albin Kurtin.