Regjistrimi i popullsisë – serbët refuzojnë të marrin pjesë

Shpërndaje

Ndërsa me 5 prill pritet të nis procesi i regjistrimit të popullsisë një numër i konsiderueshëm i serbëve nga Veriu i Kosovës janë shprehur kundër pjesëmarrjes në cens, proces ky i cili do të zgjas deri më 17 maj.

Nenad Trifunoviç, banor i Mitrovicës së Veriut, ka vlerësuar se komuniteti serb në Kosovë ka një mosbesim të madh ndaj institucioneve të Kosovës për këtë arsye do të refuzojnë të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve, Kosova Press, Trifunoviç ka konsideruar se komuniteti serb mund të marrë pjesë në një proces të tillë në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje politike.