SHBA/ Rindërtimi i urës në Baltimore mund të kushtojë 600 milionë dollarë

Shpërndaje

Rindërtimi i urës mund të kushtojë deri në 600 milion dollarë, sipas një eksperti të inxhinierisë civile. David Mackenzie, kryetar i konsulencës së inxhinierisë dhe arkitekturës COËIfonden, tha për Sky Neës se ndërtimi i urës në vitet 1970 kushtoi afërsisht 60 milion dollarë.

“Do të jetë mbi dhjetë herë më shumë për ta rindërtuar atë të paktën,” tha ai.

Mackenzie tha se do të kërkojë gjithashtu një “ridizajnim të plotë”.

Forcat e kërkimit shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga uji dy persona, një prej të cilit është në gjendje të rëndë. Departamenti i Zjarrfikësve të qyteti tha se aktualisht është në kërkim për të paktën 18 persona.

Kushtet e vështira të motit të keq dhe mbetjet e urës që ranë në ujë kanë vështirësuar punën e ekuipazhit të shpëtimit. temperaturat të porti është -1 °C.

Po ashtu raportohet se kishte derdhje naftë, duke rrezikuar më shumë jetën personave të zhdukur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale. Mjeti lundrues goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës. Anija e kontejnerëve Dali mbante flamurin e Singaporit.

Mjeti lundrues është 300 metra e gjatë dhe ishte rrugës për në Colombo në Sri Lanka. Në momentin e aksidentit në anije raportohet se ndodheshin rreth 20 persona. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përfshirë dy kapitenet që ishin në bord, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht është e paqartë se çfarë shkaktoi goditjen.

Guvernatori ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Maryland.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977. Ajo është 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh./abcnews.al