VLEN mban konventen promovuese të kandidatit për president sot në Gostivar

Shpërndaje

Ndërsa një pjesë e kandidatëve në garën presidenciale po finalizojnë grumbullimin e firmave, pjesa tjetër veçmë kanë vulosur kandidaturën për president. Konventa promovuese e kandidatit për president nga radhët e koalicionit VLEN do të mbahet në orët e pasdites në Gostivar.

Kandidati i përbashkët i ASH-së, LD-së, Besës dhe Alternativës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari pak ditë më parë njoftoi për grumbullimin e mbi 10 mijë firmave të nevojshme në më pak se dy ditë, ndërkohë afati për nënshkrimet vazhdon deri më 8 mars.

Një ditë më parë presidenti aktual Stevo Pendarovski njoftoi kandidaturë qytetare dhe ftoi qytetarët të nënshkruajnë në zyrat e KSHZ-së që nga 3 marsi, kur dhe do të zyrtarizohet mbështetja e LSDM-së për Pendarovskin në Kongresin e kësaj partie.