VMRO: Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë

Shpërndaje

“Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë! Çdo i treti qytetar jeton me vetëm 150 denarë në ditë! Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë. Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se në Eurozonë. Rritja e BPV-së për kokë nga viti 2017 deri në vitin 2023 në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në vendet e rajonit Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi mbi 50%! Borxhi publik është rritur për gati 4 miliardë euro për 7 vite.”, njoftoi partia opozitare VMRO-DPMNE.

Nga aty thonë se “Qeveria obligoi çdo qytetar për 2000 euro! Për shkak të LSDM-së dhe BDI-së, secila familje me katër anëtarë ka 8 mijë euro borxh. Maqedonia është ndër 10 vendet me shkallën më të lartë të krimit në Evropë.”

“Qeveria rriti me 70% çmimin e energjisë elektrike nga viti 2020 e deri më tani!” Fatura e energjisë elektrike prej 2000 denarë në vitin 2020 tani është 3400 denarë! Qeveria tashmë ka paguar mbi 200 milionë euro për “Behtel dhe Enka” dhe fillimi i ndërtimit të autostradës as që duket. Maqedonia është në krye të listës në Evropë sipas indeksit të mjerimit. Më pak të mjerë se Maqedonia janë Algjeria, Tunizia dhe Nigeria! Maqedonia është vendi me pagat dhe pensionet më të ulëta në Evropë në 6 vitet e fundit. Maqedonia po zhytet në korrupsion, theksojnë raportet e KE-së, Departamentit të Shtetit, biznesmenëve gjermanë dhe përfaqësuesve të huaj. Me këtë besimi në drejtësi është vetëm 2 për qind”, thuhet në deklaratën e partisë.