131 vota pro, 29 kundër, PACE njofton zyrtarisht për ftesën që iu bë Kosovës për anëtarësim

Shpërndaje

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo miratoi një opinion ligjor me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE i takon organit ministror, që mbahet në maj.

Këto detaje i ka dhënë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në rrjetin “X”.

Postimi i plotë:

Asambleja Parlamentare i jep dritën e gjelbër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Votuan gjithsej 171 deputetë. Pro ishin 131, kundër ishin 29 e 11 abstenuan.

Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.