Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e herë pas here përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Deri në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Të martën gjatë natës dhe veçanërisht të mërkurën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të ketë reshje shiu që lokalisht do të jenë të dendura në formë stuhie të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat nga e mërkure do të bien.