Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani nesër mban konferencë për media

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani nesër në orën 17:00 do të mbajë konferencë për media lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pjesë e kësaj konference që do të mbahet te monumenti “Heroinat” do jenë edhe Vasfije Krasniqi dhe Shyrete Tairi Sulimani.

Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, siç njofton Presidenca.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës.