Fronti Europian hapi shtabin në Studeniçan, Grubi: Bashkë do të ruajmë orientimin euro-amerikan të vendit tonë

Shpërndaje

Fronti Evropian mbrëmë hapi shtabin zgjedhor në Studeniçan. Në këtë tubim morën pjesë kandidatët për deputetë të prirë nga Blerim Bexheti si bartës liste në zonën e parë zgjedhore bashkë me Naim Bajramin, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe zyrtarë të tjerë të koalicionit.

“Hapja e Shtabit Komunal i Frontit Europian në Studeniçan. Uroj të kemi fushatë të mbarë e të suksesëshme. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Sadiki në një postim në rrjetet sociale.

“Kënaqësi të isha sot në mesin e aktivistëve të Frontit Europian në Studeniçan për të hapur së bashku Shtabin Zgjedhor dhe për të paralajmëruar fitoren e madhe në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Përkrahja për nunrin 4 dhe Dr. Bujar Osmani, misionin e Presidentit të parë shqiptar dhe ndryshimet kushtetuese është evidente në çdo takim me qytetarët e vendit. Bashkë do të ruajmë orientimin euro-amerikan të vendit tonë, do t’i themi JO Rusisë, PO Europës!”, ka shkruar Grubi.

VIDEO