MaqedoniTop Lajme

Haxhia nga Tetova: Unē vdes pas Bujar Osmanit, burrë ma tmirë në Maqedoni për pos Bujar Osmanit nuk ka! Votoni Bujarin

Shpërndaje

Karvani i Frontit Evropian sot ka realizuar disa vizita në disa fshatra të Komunës së Zhelinës, ku kandidati për President Bujar Osmani para qytetarëve ka shpalosur programën e tij për zgjedhje presidenciale që do mbahen me 29 Pril.

Fronti Evopian me në krye Bujar Osmanin ka qëndruar sot në fshatin Strimnicë, ku një qytetar i po këtij fshati ka shprehur mirënjohje të shumta dhe mbështetje të parezervë për Bujar Osmanin, duke i thirr banorët që të votojnë padyshim Bujar Osmanin se burrë ma të mirë në Maqedoni nuk ka.

“Unë vdes pas Bujar Osmanint, edhe ju bashkëfshatarët e mi ndëgjoni lajme çdo natë, unë i ndëgjoj lajmet çdo natë tek maqedont e tek shqiptarët, por burrë ma tmirë dhe ma të drejtë në Maqedoni për pos Bujar Osmanit nuk ka! Votoni Bujarin”, u shpreh qytetari.