Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë kërkesën e Palestinës për anëtarësim në OKB

Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Autoritetit Palestinez (AP) për anëtarësim shtetëror në Kombet e Bashkuara.

Bëhet e ditur se Këshilli fillimisht do të mbajë konsultime të mbyllura, përpara një takimi publik ku do të diskutohet aplikimi zyrtar i Palestinës.

Ndryshe, në vitin 2011 AP nuk arriti të fitonte njohjen e OKB-së që të bëhej pjesë e organizatës si një shtet i pavarur, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Një vit më pas, u vendos që Palestina do të mbante statusin e “shtetit vëzhgues jo anëtar”, të ngjashëm me Vatikanin.

Por, përpara se çdo shtet të mund të anëtarësohet në OKB, Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme duket të votojnë.

Andaj ka gjasa që aplikimit të Palestinës të mund t’i vendoset veto nga secili prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit, ku përfshihen Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Këto veprime vijnë ndërsa në Kajro po zhvillohen bisedime për ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe sigurimin e lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, me sa duket ekipet negociuese kanë avancuar dhe një marrëveshje mund të realizohet së shpejti.