Kryetari i Komunës së Haraçinës “cak i sulmit të armatosur”

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut e kanë konfirmuar se ka pasur të shtënëa ndaj veturës së kryetari të Komunë së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.Një një konfirmim për mediat atje, Pançe Toshovski, ministri i Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se shoferi i kryetari ka mbetur i plagosur.

Policë të shumtë tashmë kanë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës, ndërsa përforcime kanë ardhur edhe nga ajri – helikopterët e policisë – teksa po kërkohen të dyshuarit që gjuajtën në drejtim të kryetarit të Haraçinës.

Njoftimi nga Policia:

Sot (1 Prill 2024) në orën 13:25. SPB Shkup njoftoi se në hyrje të fshatit, një burrë nga Haraçina ka qëlluar me automatik në drejtim të kryetarit të Komunës R.I., i cili ishte së bashku me disa persona të tjerë. Dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodheshin me kryebashkiakun. Kryebashkiaku nuk ka pësuar lëndime dhe nuk janë të sakta as spekulimet e publikuara në disa portale se ka mbetur i plagosur një punonjës policie. SPB Shkup merr masa për zbardhjen e rastit.