U aksidentua para një muaji, ndërron jetë nxënësi i klasës së nëntë nga Pallçishti i Tetovës (Foto)

Shpërndaje

I riu nga Pallçishti i Tetovës më 8 mars ka pasur një aksdient trafiku, ku makina rrokullist me katër persona të moshës 15 dhe 16 vjeç, në mesin e tyre ishte edhe Erhan Memishi, i cili sot ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Njnoftimin për ndarjen nga jeta e ka bërë shkolla ku ka mësuar i ndjerri Erhan.
Statusi i SHFK “Dervish Cara” Pallçisht”:

Erhan i dashur!

Të ikësh kaq befasisht dhe fare papritur, kur ishe vetëm në të 14-at, ndarja jote para kohe nga kjo botë e rrejshme, të gjithëve na la pa asnjë fjalë..

Mosha jote, ende premtonte jetë, ike ne lule të rinisë kaq papritur!

Ne, të gjithë do të kujtojmë ashtu si në ditën e pare kur u njohëm, dhe do te ngelesh përjetë djalë inteligjent, i shkathët e i dashur për të gjithë ne dhe shkollën tonë.

E themi sot edhe nga dhembja me pikëllim, se me ty sikur fati u tregua i padrejtë, i cili të mori kaq herët nga kjo botë e përkohshme për dërgimin Tënd në përjetësi. Por, fatkeqësisht Zoti ka dashur një engjull, e të lutemi dhe të shpresojmë se do të jesh një lule më shumë në Parajsë e në botën tjetër!

Edhe pse do të na mungosh fizikisht, dashuria e malli për ty nuk do të shuhen asnjëherë.

Gjithmonë do të jesh prezent në shkollën tonë

Po të japim lamtumirën e fundit, lamtumirën fizike.., ndërsa me vete do të marrim kujtimin e paharrueshëm, gjithmonë të qeshur, të gjallë dhe ashtu të trishtim, shokët dhe shoqet e klasës, nxënësit, e arsimtarët e shkollës tonë, si dhe gatshëm çdoherë për t’ju ndihmuar të gjithëve e të një djali fisnik ashtu siç ishe Ti.
U prehsh në paqe nxënësi jonë, kujtimi për Ty do jetë i përjetshëm!

Me dhimbje të madhe nga të gjithë!

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

Më poshtë ju sjellim të dhëna se si ka ndodhur aksidenti:

Më 8 mars në fshatin Pallçisht të Komunës së Bogovinës ndodhi një aksident trafiku, ku u rrokullis një makinë me katër persona të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Njëri nga personat e moshës jomadhore mori lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin Klinik të Tetovës dhe pastaj në klinikat e Shkupit, ndërsa te tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.

Ishte pikërisht nxënësi Erhan Memishi që përfundoi në koma dhe tani iu dorëzua plagëve të rënda nga aksidenti!