Lajmërohet Arben Taravari, ja çka thotë pas humbjes së thellë nga Bujar Osmani

Shpërndaje

Arben Taravari është deklaruar pas rezultatit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar fushatën e VLEN-it si demokratike.

Ai thotë se në zgjedhjet parlamentare do të ketë dalje më shumë të shqiptarëve.

“Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar”, shkruan ai në FB. Reagimi i tij i plotë: Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.