Osmani prezanton agjendën e gjelbër për mjedisin

Shpërndaje

Kandidati për president i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI-ja, Bujar Osmani ka prezantuar sot programin zgjedhor në sferën e mjedisit jetësor. Osmani tha se agjenda e gjelbër është pjesë kryesore e angazhimit të tij si president. Për zbatimin e këtij projekti ai do të propozoj formimin e një bordi për validim që do të përbehet nga ekspert vendor dhe ndërkombëtar. Ai gjithashtu tha se do të kërkoj veting për të gjitha projektet dhe ligjet mbi ndikimin e tyre ndaj mjedisit jetësor.

Postimi i plotë:

❗ Plan për shtet më të gjelbër dhe më të sigurt, për shëndetin e planetit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë
Do të formoj një bord validimi, respektivisht vetingu dhe nuk do të nënshkruajë asnjë ligj i cili do të jetë në kundërshtim me standardet e mbrojtjes së natyrës
Vendi ynë është i bekuar me bukuri natyrore, që nga ujërat e qeta të liqenit të Ohrit, e deri te majat madhështore të Malit Sharr, e kemi për obligim të kujdesemi për të njëjtat në rrugëtimin drejt një Maqedonie të Veriut më të gjelbër dhe më të sigurt.
#FrontiEuropian #4Bujar